image Trupat e dy minatorëve në minierën e Novobërdës nuk janë nxjerrë ende

Siguri

Trupat e dy minatorëve në minierën e Novobërdës nuk janë nxjerrë ende

news image

Në shembjen e minierës në Novobërdë, ku vdiqën dy minatorë, trupat e pajetë të tyre ende nuk janë nxjerrë, anipse misioni për nxjerrjen e trupave ka filluar qysh nga koha e paradites.

Kjo u bë e ditur nga kryeshefi Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli, në një lidhje direkte në T7, ku tha se janë duke bërë ende përpjekje për nxjerrjen e trupave.

“Jemi duke u bë përpjekje, presim që shumë shpejtë që kjo të kryhet, tjerë të lënduar dhe të ngujuar në minierë nuk kemi”, ka thënë ai.

I njëjti thotë se është një shkëmb i madh që duhet të thehet, por, fillimisht po tentojnë të sigurojnë vend punishten.

“Do të nxirren nuk e di për sa orë, ekipet po e bëjnë të pamundurën, është një shkëmb mjaft i madh që duhet të thehet duhet të sigurohet më së pari vend punishtja, për disa orë do të nxjerrën, nuk e dimë saktë”, shtoi ai.

Vrajolli ka bërë të ditur se momentalisht në misionin e kërkimit janë të angazhuar ekipet e shpëtimit të minierës dhe FSK’ja.

“Situata ka ndodhë paradite, është shemb papritmas një pjesë. Gjendja e minatorëve tjerë është e mirë, s’kanë pasur lëndime dhe asnjë problem”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/