image Trump thotë se Amerika ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë

Botë

Trump thotë se Amerika ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se sot Amerika e ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë.

Pandemia në SHBA vazhdon të marrë rreth 1000 jetë çdo ditë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Forca e ekonomisë amerikane na ka mundësuar ta kapërcejmë këtë pandemi të tmerrshme. Ne e kemi kapërcyer pjesën më të madhe të saj”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar rënien e papritur të papunësisë në maj.

Mirëpo, Trump ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe u bëri thirrje guvernatorëve të shteteve të bëhet kontrollimi dhe kufizimet e tjera për ta parandaluar pandeminë. /Gazeta Sinjali/.