image Trump për protestuesit: Do të përballen me qenë të egër dhe armët më të rrezikshme

Botë

Trump për protestuesit: Do të përballen me qenë të egër dhe armët më të rrezikshme

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka vëzhguar gjithë situatën me protestat pas vdekjes së George Floyd dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat në Shtëpinë e Bardhë “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kanë parë ndonjëherë”.

Kryetarja e Washingtonit, demokratja Muriel Bowser, iu përgjigj presidentit republikan në Twitter, duke thënë se “nuk ka qen vicioz dhe armë keqdashëse. Ai nuk është thjeshtë veçse një njeri i frikësuar”.

“Ndërsa ai (Trump) fshihet pas gardhit të tij i frikësuar dhe i vetëm, unë qëndroj me njerëz duke bërë Amandamentin e Parë të Drejtë menjëherë pas vrasjes së #GeorgeFloyd dhe qindra viteve të racizmit të institucionalizuar”, tha Bowser, e cila po ashtu është me ngjyrë.

Vdekja e Floyd të hënën në Minneapolis ka ndezur demonstrata, disa prej tyre të dhunshme, në shumë qytete nëpër SHBA, duke përfshirë një në Washington të premten.

Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht ndërsa qindra njerëz u mblodhën të premten pasdite./Gazeta Sinjali/