image Trump pas vrasjeve në Francë: Sulmeve të tilla radikale islamike duhet dhënë menjëherë fund

Botë

Trump pas vrasjeve në Francë: Sulmeve të tilla radikale islamike duhet dhënë menjëherë fund

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve terroriste në Francë, ku thotë se atyre duhet dhënë fund menjëherë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Amerika qëndron në krah me ta, ndërsa sulmeve të tilla radikale islamike duhet dhënë menjëherë fund.

“Në zemrat tona kemi qytetarët e Francës. Amerika qëndron në krah me aleatin tonë më të vjetër në luftën kundër terrorizmit”.

“Sulmeve të tilla radikale islamike duhet dhënë menjëherë fund. Në asnjë vend, as në Francë, nuk mund të durohet gjatë”. /Gazeta Sinjali/