image Trump: Nëse TikTok nuk shitet deri më 15 shtator, do të ndalohet në SHBA

Internet

Trump: Nëse TikTok nuk shitet deri më 15 shtator, do të ndalohet në SHBA

news image

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të ndalohet në SHBA, nëse nuk do t’i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator.

“Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale.

/Gazeta Sinjali/