COVID-19

Të infektuar

1142

Të shëruar

871

Të vdekur

30

Botë/ Trump i rikthehet deklaratave të mëparshme: Koronavirusi do të zhduket vetë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një takim me parlamentarët e Partisë Republikane ku u shpreh optimist për situatën e krijuar nga koronavirusi në SHBA.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, koronavirusi me shumë mundësi do të zhduket në mënyrë autonome pa pasur nevojë për një vaksinë.

“Ka disa lloje virusesh ose gripesh për të cilat kërkohet një vaksinë, por nuk gjendjet. Më pas këta lloj virusesh zhduken dhe nuk shfaqen më. Ata vdesin si çdo gjë tjetër në këtë botë”, u shpreh Trump.

Megjithatë presidenti amerikan deklaroi se nuk mendon se kjo gjë do të ndodhë për nië kohë të shkurtër dhe paralajmëroi rreth 95 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA, deri në fund të pandemisë.

“Thonë që do të zhduket, por nuk e di nëse do të jetë këtë vit. Por e rëndësishme është që ai do të zhduket. Nëse do të arrinim në krijimin e një vaksine, kjo do të ishte një ndihmë e madhe”, u shpreh Donald Trump./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: