image Trump e konfirmon: Ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë

Kosovë

Trump e konfirmon: Ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka konfirmuar se rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë.

Kjo është konfirmuar në një letër që Trump ia ka drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi, ku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

Ndërsa, kohë më parë djali i Presidentit, Donald Trump, kishte shkruar në Twitter se janë 650 ushtarë amerikan në Kosovë, e që duhet të kthehen.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, kishte deklaruar Donald Trump Jr. /Gazeta Sinjali/.