image Tronditet Shkodra, plagoset drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Rajon

Tronditet Shkodra, plagoset drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

news image

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur pasditen e sotme qytetin verior të Shkodrës.

Të shtënat janë dëgjuar në zonën e njohur si Stacioni i Trenit.

Nga të dhënat paraprake raportohet se si pasojë e të shtënave është plagosur Mark Molla, drejtor i Ujësjellësit, si dhe djali i tij.

Autori i dyshuar i plagosjes, Mhill Pllumaj, 43 vjeç, është prangosur nga policia. Policia tha se autorit të dyshuar i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që terrorizoi qytetin e Shkodrës pasditen e sotme. Dyshimet e para flasin për një ngjarje, që ndodhi për motive të dobëta, pas një debati.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. /Gazeta Sinjali/