image Tronditëse: Vajzën e dhunuar në Ferizaj familja e martoi në moshën 15-vjeçare, detaje se si përfundoi në duart e dhunuesve

Siguri

Tronditëse: Vajzën e dhunuar në Ferizaj familja e martoi në moshën 15-vjeçare, detaje se si përfundoi në duart e dhunuesve

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë. Por ky rast i trishtë është edhe me tronditës. Sinjali ka mësuar detaje se si vajza përfundoi në duart e dhunuesve pasi familja e martoi në moshën 15-vjeçare.

Dhuna e tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës ajo dëshironte të ndahej nga burri, por s’u lejua prej prindërve të saj. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Por si u takua dhe çfarë rrëfeu viktima para zyrtarëve policorë?

Biseda në rrjete sociale me të dyshuarin F.E., e bindi vajzën që të vendos për të jetuar me të dhe ashtu edhe ndodhi. I dyshuari e mori në fshat viktimën dhe nisën bashkëjetesën për disa muaj. Kjo kohë për të ishte e tmerrshme, pasi ka përjetuar dhunë fizike e pisikike në mënyrë sistematike.

Për të shpëtuar edhe kësaj radhe, vajza u njoftua me një person tjetër. Në deklaratën e saj thuhet se me burrin tjetër ka qëndruar vetëm disa ditë, pasi ai u largua nga Kosova, por kjo mbeti në shtëpinë e tij.

Meqë edhe kësaj radhe ishte viktimë, ajo vendosi të kthehej në familjen e saj. Rruga për në Suharekë i doli e trishtë. Ajo e takoi sërish të dyshuarin F.E., i cili ia zuri pritën dhe me forcë e dërgoi në Ferizaj. Atje, dyshohet se e dhunoi në një motel, kur përveç që e keqtrajtoi seksualisht, dyshohet se edhe e sulmoi fizikisht.

Dhuna seksuale, fizike e pskike që ushtroi ndaj vajzës herën e dytë, dyshohet se F.E., e bëri nën akuzat se vajza e tradhtoi. Për të marrë hak, pasi abuzoi seksualisht me të, ai e dërgoi në një lokal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e detyroi të punojë si kamariere.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç’rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/