image Tronditëse: I vjedhin veturën dhe dhunojnë burrin e një gruaje shtatzënë në mënyrë barbare

Botë

Tronditëse: I vjedhin veturën dhe dhunojnë burrin e një gruaje shtatzënë në mënyrë barbare

news image

Një grua shtatzënë dhe burri i saj u sulmuan nga një grup grabitësish, të cilët vodhën edhe veturën e tyre.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, kanë regjistruar momentin tronditës që ka ndodhur në Brimingham të Britanisë së Madhe. Në të shihen dy grabitës që vrapojnë drejt burrit të gruas dhe e godasin me grushte e shqelma disa herë, duke i kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzonte çelësat e veturës. Ndërsa një tjetër grabitës detyroi gruan të dilte nga vetura, por për fat të mirë nuk përdori dhunë ndaj saj.

Pamjet janë publikuar nga policia, e cila ka nisur dhe një hetim mbi rastin. Hetuesi Jamie Bunting, në lidhje me këtë ngjarje tha: “Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj një gruaje shtatzëne dhe burrit të saj, ndaj të cilit grabitësit kanë përdorur një dhunë barbare. Çifti na ka kërkuar që të publikojmë këto pamje tronditëse. Kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në hetimin e këtij rasti”.

Ndërkohë raportohet se burri ka përfunduar me fraktura të rënda në kokë, si edhe një gisht i dorës i është thyer. Ndërsa gruaja është rënduar psikologjikisht nga ngjarja dhe aktualisht ndodhet në spital, shkruajnë mediat e huaja. /Gazeta Sinjali/