image Tronditëse: 36-vjeçarja në Prizren dyshohet se u rrah dhe u dhunua nga burri me të cilin bashkëjeton

Siguri

Tronditëse: 36-vjeçarja në Prizren dyshohet se u rrah dhe u dhunua nga burri me të cilin bashkëjeton

news image

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë, çdo ditë e më shumë janë në rritje. Në shumicën e rasteve, ato raportohen nga gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali sot raportoi për një rast të dhunës në familje, ku një grua nga Prizreni ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton që 9 vite për dhunën fizike që ia ka shkaktuar pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.

Por Sinjali mëson detaje tronditëse nga e gjithë ngjarja, ku sipas burimeve, 36-vjeçarja ka deklaruar në Polici se përpos dhunës psikike e fizike, i dyshuari ka kryer edhe dhunë seksuale ndaj saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale ‘Dhunim’, ndërkaq 36-vjeçarja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren.

Ndërkohë, 36-vjeçarja është vendosur nën përkujdesje institucionale.

/GazetaSinjali/