image 5 viktima dhe 153 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

5 viktima dhe 153 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri u shënuan 153 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima.

Rastet me COVID-19 vijnë nga këto vende: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6 mijë e 888 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa totali i të infektuarve është 12 mijë e 226.

Raste aktive me koronavirus në Shqipëri janë edhe 4 mijë e 980.

/Gazeta Sinjali/