image Tri konfrontimet të Xhelal Sveçlës - në kuvend, kafene dhe pas emisionit

Kosovë

Rrahjet/ Tri konfrontimet të Xhelal Sveçlës – në kuvend, kafene dhe pas emisionit

news image

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot u përfshi në një zënkë në një ndër kafenetë e Prishtinës, duke ndërhyrë në një ndarje mes një të mituri dhe një personi tjetër.

Për Sveçlën kjo nuk është përfshirja e parë në një zënkë, ai njihet edhe për zënkat me ish- deputetin e Vetëvendosjes Frashër Krasniqin në vitin 2018 si dhe me ish- deputetin nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçajn vitin e kaluar.

Përplasja me Frashër Krasniqin kishte ndodhur pas një debati televiziv ku kishin qenë të pranishëm për të diskutuar, por pas debatit Sveçla ishte kapur edhe fizikisht me Krasniqin.

Këtë përplasje e kishte konfirmuar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, ku sipas saj ishte dashur të ndërhyjë edhe moderatorit të emisionit.

Ndërkaq, konfliktin me Nezir Çoçajn në interpelancën për vdekjen e Astrit Deharit, vitin e kaluar, situata ishte tensionuar gjatë fjalimit të Ministres për Integrime Evropiane atëkohë Dhurata Hoxha, e cila kishte akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për lidhje pro ruse, duke thënë se ka pasur për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Sveçla në seancë ishte i nervozuar ku ishte kapur me Çoçajn duke i thënë “Na nuk të tutemi ty, na nuk të tutemi ty”.

Ndërkohë, që gjatë ditës së sotme, Sveçla ka ndërhyrë ndërmjet një shitësi ambulant dhe një të rrituri ku sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes Manxhuka, “ai vetëm i ka ndarë”./ Gazeta Sinjali/