image Tre gola për tri pikë, Roma deklason Brescian

Futboll

Tre gola për tri pikë, Roma deklason Brescian

news image

Roma ka arritur ta mposht skuadrën e Brescias si mysafire me rezultat 0:3.

Golin e parë për Romën e ka shënuar Fazio në minutën e 48-të të takimit, derisa për ta ngritur epërsinë në 0:2 u përkujdes Kalinic në minutën e 62-të të takimit.

Për goditjen përfundimtare u desht të pritet minuta e 74-të, ku Zaniolo shënoi golin e tretë dhe të fundit për Romën.

Me këtë fitore Roma vazhdon ta mbajë pozitën e 5-të në tabelë me 54 pikë,  derisa Brescia pa gjasa për mbijetesë radhitet në vendin e parafundit me 21 pikë./Gazeta Sinjali/