image Treni godet veturën në Klinë, lëndohet një person

Siguri

Treni godet veturën në Klinë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Krushevë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, i cili më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar se në fshatin Krushevë, komuna Klinë ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/