image Treni godet një veturë në Prishtinë, lëndohet një person

Siguri

Treni godet një veturë në Prishtinë, lëndohet një person

news image

Një aksident në mes një treni dhe një veture ka ndodhur sot, rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, me ç’rast, lëndime trupore ka pësuar një person.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor” ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/