image Treni del nga binarët në Skoci, dyshohet se kanë vdekur dy persona

Botë

Treni del nga binarët në Skoci, dyshohet se kanë vdekur dy persona

news image

Dy persona dyshohet se kanë vdekur pasi një tren udhëtarësh doli nga binarët në pjesën verilindore të Skocisë.

Ky aksident raportohet të ketë ndodhur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjes së dheut.

Besohet se një nga viktimat është vozitësi i trenit, ndonëse raporti për viktimat ende nuk është i konfirmuar, shkruan Metro UK.

Sidoqoftë, raportohet se disa persona kanë pësuar lëndime serioze dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetëra automjete të shërbimit emergjent dhe një helikopter.

Operatori i trenave tha se është duke e hetuar këtë rast dhe se ende është shumë herët për t’i konfirmuar natyrën dhe shkallën e tragjedisë, ndonëse ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e quajti atë jashtëzakonisht serioze.

Gjatë natës, kjo pjesë e Skocisë pati mot me stuhi, vetëtima dhe shi, që shkaktoi vërshime dhe rrugë e binarë të mbuluar nga uji.

Ministrja Sturgeon tha se do të organizojë një takim me kabinetin qeveritar dhe zyrtarët e emergjencave sot pasdite. /GazetaSinjali/