image Treni bie nga shkëmbi, pamje spektakolare nga xhirimet e “Mission Impossible 7”

Film

Treni bie nga shkëmbi, pamje spektakolare nga xhirimet e “Mission Impossible 7”

news image

Pamje spektakolare janë fotografuar në xhirimet e filmit aksion “Mission Impossible 7”.

Një tren me avull doli nga shinat dhe u rrëzua nga një shkëmb në një skenë që duket sa dramatike aq edhe e menduar në detaje.  

Aktori i Hollivudit, Tom Cruise, 59 vjeç, i cili interpreton Ethan Hunt, ishte në xhirime ndërsa treni kalonte buzë shkëmbit.

Aktori dhe producenti Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-COVID, vijoi xhirimet që më pas u ndërprenë për shkak se disa anëtarë të stafit u infektuan.

Xhirimet e “Mission Impossible 7” rinisën përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi u ndërprenë shumë herë për shkak të pandemisë COVID-19.  

Action resumed! Filming for Mission Impossible 7 was paused and delayed multiple times due to the Covid pandemic

/GazetaSinjali/