image Tregu në Gjilan 'full' me mbeturina nga demolimi i lokaleve, ndërmarrja premton se së shpejti bëhet përurimi

Sinjalizime

Tregu në Gjilan ‘full’ me mbeturina nga demolimi i lokaleve, ndërmarrja premton se së shpejti bëhet përurimi

news image

Gati një 1 muaj janë bërë prej kur është premtuar se do të përurohet Tregu në Gjilan por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Qytetarët janë ankuar për mbeturinat që kanë mbetur nga demolomi i lokaleve aty, të cilat sipas kryeshefit ekzekutiv te ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu pritet të largohen këtë javë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për Sinjalin, Jerliu tha se kompania e kontraktuar që ka bërë rrëzimin e një objekti do t’i largojë mbeturinat, që kanë mbetur nga demolimi i rreth 100 lokaleve aty.

Sipas tij, në momentin që kryhet puna nga kompania, ata janë të gatshëm ta bëjnë përurimin.  

“Kompania e kontaktuar për t’i larguar mbeturinat, jemi në proces të punës, i kemi demoluar rreth 100 lokale, e mbeturinat që kanë mbeutr do të largohen nga kompania e kontraktuar. Kompania na ka premtuar se këtë javë do t’i largojë mbeturinat. Ne jemi të gatshëm ta hapim tregun e ri. Tregtarët janë duke punuar, por vetëm përurimi nuk është bërë”, tha Jerliu për Sinjalin.

Më poshtë gjeni pamjet e dërguara nga qytetarët në Gjilan për gjendjen në këtë treg.

/GazetaSinjali/