COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Tre të prekur me Covid-19 në gjendje kritike, njëri erdhi sot në Infektivë pa vetëdije

news image

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 43 raste me Covid-19, kurse, tre janë në gjendje kritike.

“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë me përjashtim të 8 rasteve, ku 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno terapi dhe tri raste në gjendje me të rëndë, që ne e quajmë gjendje kritike”, ka thënë ai.

Krasniqi shtoi se njëri nga rastet e rënda është qe 10 ditë në Klinikën Infektive dhe është në respiratorë, ndërsa, tjetra është që katër ditë. Kurse, personi i tretë është rast që është pranuar sot në klinikë ishte pa vetëdije.

Ai shtoi se sipas të dhënave i bie që në 10 mijë banorë e kemi një të prekur me Covid-19. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: