image Tre të panjohur e bëjnë llom me shufra metalike prizrenasin, përfundon në spital

Siguri

Tre të panjohur e bëjnë llom me shufra metalike prizrenasin, përfundon në spital

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të momentit, ku tre të dyshuarit kanë nisur ta sulmojnë fizikisht duke e goditur me shufra të hekurit viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e plagëve të marra, prizrenasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/