image Tre të lënduar nga shpërthimi i bombës së Luftës së Dytë Botërore në Munich

Evropë

Tre të lënduar nga shpërthimi i bombës së Luftës së Dytë Botërore në Munich

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim i një bombe të Luftës së Dytë Botërore afër stacionit të trenit në Munich të Gjermanisë. Njëri nga të plagosurit raportohet se është në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se ende nuk nuk ka asnjë provë për vepra penale.

Policia nuk e ka konfirmuar burimin e shpërthimit, por burimet thanë për Bild se ai ishte shkaktuar nga një bombë avioni e pashpërthyer më parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurse ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann, tha se gjatë shpimit, u godit një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kërkohet aktualisht”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/