image Tre të lënduar nga aksidenti në Suharekë

Siguri

Tre të lënduar nga aksidenti në Suharekë

news image

Në aksidentin mes dy veturave që ndodhi pak më parë në Suharekë janë lënduar tre persona.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, shkaktar i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident me lëndime te lehta trupore. Si pasojë e aksidentit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona. Ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/