image Tre të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Mbrëmë, më 27.06.2020, rreth orës 23, në rrugën “Enver Maloku”, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/