image Tre persona vjedhin një veturë në një auto-sallon në Lipjan

Siguri

Tre persona vjedhin një veturë në një auto-sallon në Lipjan

news image

Tre persona dyshohet se kanë vjedhur një veturë në një auto-sallon në Lipjan mbrëmë në orën 16:37, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajredin Bajrami” dhe rastin e kanë paraqitur në polici dy persona.

Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë. Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/