image Tre gola për tri pikë, Manchester City arrin fitore kundër Wolves

Futboll

Tre gola për tri pikë, Manchester City arrin fitore kundër Wolves

news image

Manchester City ka arritur fitore kundër Wolvesit, me rezultat 1-3.

Skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi në minutën e 20-të, me golin e shënuar nga De Bruyne nga penalltia, shkruan Sinjali Sportiv.

Kurse, pas 12 minutave Foden arriti që ta dyfishojë epërsinë e Manchester Cityt.

Jimenez arriti të shënojë për skuadrën vendase, për ta ngushtuar kështu epërsinë mirëpo Jesus arriti ta shënojë edhe golin e tretë të Manchester City në këtë ndeshje.

Kështu Manchester City arriti t’i marrë tri pikët e para për këtë sezon në Premier Ligë, kurse Wolves pësoi humbjen e parë.

/Sinjali Sportiv/