image Trazirat në Tiranë, dy tifozë holandezë nuk lejohen të hyjnë në stadium

Shqipëri

Trazirat në Tiranë, dy tifozë holandezë nuk lejohen të hyjnë në stadium

news image

Dy tifozë të Feynoord-it nuk janë lejuar të futen në stadiumin “Air Albania”. Tifozët janë ndaluar për shkak të trazirave të mbrëmjes së kaluar të rrugët e Tiranës.

Holandezët janë shoqëruar në polici, si të përfshirë në këto ngjarje.

Ndërkohë, hyrja në stadium ka nisur në orën 18:00 dhe vijon ende. Tifozët u janë nënshtruar kontrolleve të shumta që të mos marrin me vete sende të forta.

Mbrëmjen e kaluar u regjistruan një sërë incidentesh në qendër të Tiranës, pasi pati përplasje të grupeve të tifozëve me forcat e policisë. Për pasojë mbetën të lënduar disa efektivë./abcnews.al

/GazetaSinjali/