image Trajneri i Prishtinës: Arbëria mori pikën e kërkuar

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Arbëria mori pikën e kërkuar

news image

Prishtina është befasuar në ndeshjen e sotme nga Arbëria, duke arritur kështu të marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Zekirija Ramadani, shkruan Sinjali Sportiv.

Ramadani tha se Prishtina kishte raste për të shënuar mirëpo nuk ia arritën.

“Kishim raste për të dalë në avantazh nuk i realizuam ato. Nuk ja nisem mirë por në pjesën e parë barazuam“, tha Ramadani për “Art Sport”.

“Arbëria mori pikën e kërkuar dhe jo rastësisht fitoi në ndeshjen e parë me një trajner me përvojë të madhe“.

“Pas xhiros 4-5 do të fillojmë të realizojmë pasi që tani është ende herët por e mira është që po krijojmë raste“, deklaroi trajneri Ramadani.

/Sinjali Sportiv/