image Trajneri dhe lojtarët e Arsenalit heqin dorë nga një pjesë e pagës

Futboll

Futboll/ Trajneri dhe lojtarët e Arsenalit heqin dorë nga një pjesë e pagës

news image

Në Angli, ashtu si në shumicën e ligave europiane nuk ka një marrëveshje mes futbollistëve dhe klubeve, në lidhje me ndërprerjen e pagave gjatë kohës që futbolli është ndalur nga koronavirusi.

Megjithatë klubi i Arsenalit ka arritur një akord me futbollistët e tij dhe stafin teknik, për një ndërprerje të pagës vjetore në masën 12.5%, të cilat do të ndihmojnë jo pak financat e skuadrës londineze në këto ditë të vështira.

Ka qenë vetë klubi i Arsenalit që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një deklarate zyrtare të publikuar në faqen zyrtare, ndërsa nuk ka ngurruar të falënderojë as trajnerin Arteta dhe futbollistët për këtë nismë.