image Tragjike, vdes për ditëlindje një shqiptar në Itali

Botë

Tragjike, vdes për ditëlindje një shqiptar në Itali

news image

Sokol Keci, 46 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Keci ishte banues në Rosolina të Italisë.

Ai humbi jetën pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Mediat italiane thonë se përplasja fatale me barrierat mbrojtëse në rrugë bëri që makina e tij të cahej në dysh. Aksidenti ndodhi në autostradën që çon në Bolonja.

Viktima ishte në timonin e një makine tip Fiat Ducato dhe po ecte me shpejtësi të lartë. Mësohet se ai ka goditur dhe një Fiat 500, drejtuesi I të cilit përfundoi në spital e një furgon, por shoferi i këtij të fundit nuk pësoi probleme./Gazeta Sinjali/