image Tragjike: Qentë sulmojnë një 7-vjeçar në SHBA, humb jetën si pasojë e kafshimeve

Botë

Tragjike: Qentë sulmojnë një 7-vjeçar në SHBA, humb jetën si pasojë e kafshimeve

news image

Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së, pasi u sulmua nga një tufë e qenve. Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Fort Hall. Katër qen, dy Rottweiler dhe dy të tjerë, sulmuan djalin e vogël që kishte dalë në rrugë jashtë parkut ku ai ishte duke luajtur.

Kelani doli në rrugë për një moment dhe nëna e tij pas disa minutash e gjeti fëmijën e saj të shtrirë me fytyrë përtokë dhe qentë duke e kafshuar trupin e tij.

Ajo vrapoi menjëherë dhe u përpoq të shpëtonte të birin, por nuk ia doli. Qentë më pas sulmuan edhe nënën e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku i mituri u konstatua i vdekur.

/GazetaSinjali/