image Tragjike: Humb jetën në vendin e punës një punëtor i kompanisë "BNT" në Fushë Kosovë

Siguri

Tragjike: Humb jetën në vendin e punës një punëtor i kompanisë “BNT” në Fushë Kosovë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Një punëtor i një kompanie që merret me ndërtimari është lënduar derisa ishte në vendin e punës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.

Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdekjen e personit.

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

/GazetaSinjali/