image Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, reagon kryeministri Dritan Abazoviq

Rajon

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, reagon kryeministri Dritan Abazoviq

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Cetinë ku raportohet për 11 persona të vrarë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazoviq në Telegram.

34-vjeçari VB ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Televizioni Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raportoi se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është stabile.

Portalit Vijesti raporton se kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit në QKKG dhe Cetinjë me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviq.

/GazetaSinjali/