image Tragjedia e çiftit shqiptar në Florida, vëllai i Pajtimit: Sabrina e vrau pasi ai do divorcohej pas tradhtisë

Diasporë

Tragjedia e çiftit shqiptar në Florida, vëllai i Pajtimit: Sabrina e vrau pasi ai do divorcohej pas tradhtisë

news image

Një ngjarje tragjike ndodhi në Florida disa ditë më parë, ku një çift shqiptar u gjetën të vdekur në banesën e tyre luksoze në Hallandale Beach.

Dyshohet se modelja Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqin dhe më pas i mori jetën edhe vetes.

Në një intervistë për “New York Post”, vëllai i viktimës tregoi se Pajtimi kishte zbuluar tradhtinë e Sabrinës dhe nga frika e një divorci të mundshëm, ajo i mori jetën partnerit të saj dhe më pas vetes.

“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim”, tha Arben “Benny” Krasniqi për New York Post, referuar sjelljes së 27-vjeçares, e cila qëlloi me 5 plumba bashkëshortin në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Florida, pak pas mesnatës së të mërkurës.

“Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte tradhti nga ana e saj. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim”, u shpreh vëllai i Pajtimit.

Ndërkaq, fqinjët u thanë policëve se kishin dëgjuar debate në banesën e çiftit shqiptar përgjatë një jave, para se të ndodhte edhe krimi i dyfishtë.

Sipas tyre, ata debatonin si brenda banesës ashtu edhe në ballkon.

Benny tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, ishte një tregtar, i cili merrej edhe me kriptomonedha.

“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë.

Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllain tim me vete”, tha ai.

Pasi u dëgjuan të shtënat, policët gjetën trupat e çiftit në ballkon në katin e 45-të të ndërtesës. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.

/GazetaSinjali/