image Trafiku Urban: Brenda një autobusi mund të jenë 17 udhëtarë, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët - Sinjali

Trafiku Urban: Brenda një autobusi mund të jenë 17 udhëtarë, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët

news image

Kompania Publike “Trafiku Urban” ka sqaruar se bazuar në masat anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 udhëtarë apo 50 përqind e kapaciteteve.

Kjo kompani sqaron se edhe përkundër faktit se ka shumë pakënaqësi nga reagimet e qytetarëve për këtë reduktim por se duan mirëkuptim nga ata për shkak të gjendjes me COVID-19.

“Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës prandaj si pasojë autobusët lokal për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus”.

“Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse.

Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vendndodhjes suaj”.

Tutje në njoftim thuhet se në autobusë janë marrë një varg masash për sigurinë e udhëtarëve.

“Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A. në kuadër të masave parandaluese duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojëse ndër të tjera dhe staf të autobusëve të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin