image Toverlani ‘ilaç’ për Munishin

Futboll

Toverlani ‘ilaç’ për Munishin

news image

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit në kuadër të gjysmëfinale së ‘Kupës së Kosovës’.

Vëmendje është edhe tek dueli epik mes dy trajnerëve Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishit, transmeton Gazeta Sinjali.

Vitet e fundit dy trajnerët kanë hedhur batuta ndaj njëri-tjetrit dhe duke e bërë dueli ne tyre më të zjarrtë.

Sipas të dhënave të grumbulluara në internet, Tovërlani ka më shumë fitore kundër Munishit.

Në duele direkte në Superligë të Kosovës, Toverlani ka katër fitore, Munishi vetëm një dhe njëherë janë ndarë me barazim.

Mbetet të shihet nëse nesër Munishi do ta përmirsoj këtë statistikë apo Tovërlani do të vazhdoj ecurinë e mirë./Gazeta Sinjali/