image Tottenham triumfon kundër Arsenalit

Futboll

Tottenham triumfon kundër Arsenalit

news image

Skuadra e Arsenalit është mposhtur në derbin e sotëm të luajtur kundër Tottenhamit me rezultat 2-1.

Arsenal kaloi në epërsi në minutën e 16’, pas një goli mjaftë të bukur të shënuar nga Lacazette, i cili u asistua nga Granit Xhaka, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse Tottenham arriti ta barazojë rezultatin pas vetëm 3 minutash, pasi që Son përfitoi nga një gabim i Luiz dhe arriti të shënonte.

Golin e fitores për skuadrën e Tottenhamit e shënoi Alderweireld në minutën e 81’.

Me këtë fitore skuadra e Tottenhamit ka arritur që të ngritet nga pozita e 10-të në pozitën e 8-të.

Kurse Arsenal ka rënë nga pozita e 8-të në pozitën e 9-të./Gazeta Sinjali/