image Torturoi për vdekje djalin dy vjeçar, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për babain vrasës

Botë

Torturoi për vdekje djalin dy vjeçar, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për babain vrasës

news image

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2019-të në Itali, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Në vitin 2019-të Alija Hrustic një emigrant i cili jetonte në Milano, rrahu, e dogji të gjallë dhe torturoi për vdekje djalin e tij i cili ishte dy vjeç e pesë muaj.

Pas ngjarjes gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm, raporton abc.

Por pak kohë më parë Gjykata e Lartë pas apelimit që i ishte bërë çështjes vendosi që të ulë dënimin, duke e çuar në 28 vite burg.

Ndërkohë që prokuroria e Milanos ka apeluar sërish vendimin duke kërkuar rikthimin e dënimit të përjetshëm, pasi babai kriminel kishte torturuar për vdekje Mehmedin 2-vjeçar.

/GazetaSinjali/