image Tolaj kërkon zgjidhje nga ministri Mustafa për problemet e vreshtarëve të Rahovecit

Politikë

Tolaj kërkon zgjidhje nga ministri Mustafa për problemet e vreshtarëve të Rahovecit

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, i ka bërë thirrje zyrtare ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, që ta trajtojë me seriozitet problemin e vreshtarëve të Rahovecit për shitjen e rrushit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë Tolaj.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ditë më parë kishte bërë një kërkesë për ministrin Mustafa në lidhje me këtë çështje. /Gazeta Sinjali/