image Tjetër grabitje në lagjen "Dardania", kësaj radhe në një lokal mbi kurriz

Siguri

Tjetër grabitje në lagjen “Dardania”, kësaj radhe në një lokal mbi kurriz

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një gjuajte më armë zjarri në lagjen “Dardania”, konkretisht në rrugën “Sadik Zeneli” në Prishtinë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, teksa shihen zyrtarë policorë duke i ndjekur të dyshuarit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje, duke treguar rasti ka të bëjë me një grabitje që ka ndodhur sonte në një lokal, rreth orës 21:44.

Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndryshe, ky nuk ishte rasti i vetëm i grabitjes që u raportua sonte në lagjen “Dardania”.

Një tjetër grabitje në një market ka ndodhur sonte, rreth orës 18:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Sinjali/