image TIME: Berati, një nga destinacionet për t’u vizituar më 2023

Travel

TIME: Berati, një nga destinacionet për t’u vizituar më 2023

news image

Qyteti i Beratit në Shqipëri është renditur si një nga destinacionet më të mrekullueshme për t’u vizituar në vitin 2023 nga revista TIME.

Revista TIME ka publikuar listën vjetore të vendeve më të mira për t’u vizituar në vitin 2023 dhe një qytet shqiptar është pjesë e saj.

“Lista që zgjodhëm pasqyron disa tendenca në udhëtime, qëndrueshmërinë dhe origjinalitetin. Udhëtime të tilla japin përvoja unikale”, thuhet në përshkrimin e TIME.

Emra e vendeve erdhën nga rrjeti ndërkombëtar i korrespondentëve dhe kontribuesve të TIME.

Në përshkrimin se pse duhet vizituar Berati, mikpritja e jashtëzakonshme është pika kryesore.

“Qyteti shqiptar i Beratit ishte një vend strehimi për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, në mënyrë të pazakontë, popullsia hebreje në fakt u rrit gjatë konfliktit. Mikpritja e jashtëzakonshme është çelësi i kulturës lokale”, sipas TIME.

Disa nga vendet e tjera për t’u vizituar më 2023 janë Tampa në Florida, Aarhaus në Danimarkë, Barcelona në Spanjë, Napoli në Itali, Medellini në Kolumbi e Kyoto në Japoni.

Lista e plotë KËTU

/GazetaSinjali/