image Tifozët në Angli mund të rikthehen në stadium që nga shtatori

Futboll

Tifozët në Angli mund të rikthehen në stadium që nga shtatori

news image

Sipas shumë raportimeve të mediave angleze, qeveria do të lejojë që tifozët të mund të ndjekin ndeshjet nga stadiumi që nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Po ashtu klubet e Premier Ligës tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre në mënyrë që tifozët të lejohen në stadium të ndarë në grupe, transmeton Gazeta Sinjali.

Një nga masat që pritet të merret është edhe obligimi i vendosjes së maskave.

Por kjo gjë ende nuk është bërë zyrtare dhe pritet që qeveria të dalë me një njoftim ku do të sqarohet çdo gjë./Gazeta Sinjali/