image Thyhet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

Siguri

Thyhet Muzeu i Muzikës në Gjakovë

news image

Disa persona të panjohur mëngjesin e djeshëm janë futur me forcë në objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Gazeta Sinjali mëson se të panjohurit kanë thyer disa nga xhamat e këtij objekti.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë bërë të ditur se zyrtari komunal për Trashëgimi Kulturore ka raportuar se të dyshuarit kanë rrëzuar të gjitha gjësendet të cilat kanë qenë të vendosura në dollape.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/