image Theren me thikë dy persona në Matiçan, arrestohet një person i dyshuar

Siguri

Theren me thikë dy persona në Matiçan, arrestohet një person i dyshuar

news image

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në lagjen Matiçan të Prishtinës.

Nga kjo përleshje mes disa personave, lëndime kanë marrë dy persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen Mati në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor. Një i dyshuar  që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor”, tha Borovci.

Ndërkohë Policia ka iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/