image Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Siguri

Theret me thikë një person në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

news image

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona të dyshuar pas një incidenti të ndodhur më 09.06.2026, rreth orës 10:10, në rrugën “Mulla Idrizi” në qytetin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfimruar për Gazetën Sinjali, Policia e Gjilanit.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se janë përfshirë në një mosmarrëveshje mes vete, ku njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/