image Themelohet mekanizmi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kosovë

Themelohet mekanizmi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

news image

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin për mekanizmin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti, tha se dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë do t’i shërbejë edukimit dhe ngritjes së vetëdijes që vendi ynë të mos shoh më përsëritje të historive të dhimbshme të krimeve të kryera.

Kanë kaluar 22 vite pas luftës dhe adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është shumë larg ndaj asaj që ne duam e që neve na duhet. Shkeljet e rënda të drejtave të njeriut, krimet e luftës do të trajtohen nga mekanizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Koncept dokumenti që po e shqyrtojmë sot ka për qëllim themelimin e një mekanizimi të veçantë për dokumentimin e të gjitha këtyre shkeljeve”, tha Kurti.

Sipas tij, ky mekanizëm do t’i kontribuoj shoqërisë për të ditur të vërtetën. /GazetaSinjali/