image Thellohet bilanci në Zvicër, 38 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Botë

Thellohet bilanci në Zvicër, 38 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

news image

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 38 persona në Zvicër kanë vdekur si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 235 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 13 mijë e 213.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, shkruan “The Guardian”.

Njësitët mjekësore të ushtrisë janë dërguar në spitale për të ofruar ndihmë për stafin e mjekëve në rajone të caktuara, si Ticino, në kufi me Italinë, dhe po i plotësojnë nevojat për ilaçe.

Njësoj si vendet e tjera evropiane, Zvicra ka ndarë të holla për ta ndihmuar ekonominë. Shteti i ka ofruar 20 miliardë franga zvicerane në formë të huave për bizneset.

Në krahasim me numrin e popullsisë, Zvicra është një ndër vendet me shifrën më të lartë të të prekurve nga koronavirusi në Evropë./GazetaSinjali/