image Thaçi: Vdekja e Gëzim Krujës është humbje e madhe për kulturën shqiptare

Kulturë/ Thaçi: Vdekja e Gëzim Krujës është humbje e madhe për kulturën shqiptare

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e artistit Gëzim Kruja është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Sipas tij, humori i Krujës ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare.

“Me artin e tij komik ai shpërfaqi talentin e jashtëzakonshëm për dekada me radhë. Humori i tij ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare. Vepra e artistit Gëzim Kruja është trashëgimi që do të jetojë gjatë në mendjet tona”, ka shkruar presidenti në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3631950600208606