image Thaçi tregon nëse është tërhequr nga deklarata që të mos zbatohet vendimi i qeverisë

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi tregon nëse është tërhequr nga deklarata që të mos zbatohet vendimi i qeverisë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deklarata e tij për mos zbatimin e vendimit të qeverisë ka marr nuancë ndryshe, sepse sipas tij ajo deklaratë nuk ka pasoja.

“Ne jemi njerëz, mund të themi edhe në nuanca të ndryshme, ai është një deklarim pa pasojë, unë kam ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Unë edhe para deklaratës, kam bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi”

Ai gjithashtu ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka deklaruar çartë për shkeljen e rëndë të Kushtetutes që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Gjykata Kushtetuese ka deklaruar çartë, për shkeljen e të drejtave njerëzore, ka konfirmuar që Kurti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetueses”, është shprehur ai në Pressing./ Gazeta Sinjali/