image Thaçi shpërndan një album me fotografi, mburret me vizitën në SHBA

Kosovë

Takimet/ Thaçi shpërndan një album me fotografi, mburret me vizitën në SHBA

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ‘mburrur’ për takimet e zhvilluara atje.

Thaçi e ka cilësuar këtë javë si të suksesshme e me plot takime miqësore e përmbajtësore, duke ia bashkangjitur këtij togëfjalëshi disa fotografi nga vizita e tij në SHBA, në kohën kur rivali i tij më i madh politik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përballen me ‘sulme’ nga emisari i SHBA-së, Richard Grenell, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”, ka shkruar Thaçi mbi fotografitë.

Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore. HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, March 1, 2020

Ideja e Kurtit për heqjen e pjesëshme dhe graduale të taksës ndaj Serbisë është kundërshtuar ashpër nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ndërsa presidenti Thaçi është ‘mburrur’ vazhdimisht me përkrahjen personale prej amerikanëve, teksa ka thënë se Kurti po i rrezikon raportet e mira të Kosovës me këtë superfuqi. /Gazeta Sinjali/